Liam Payne ka zgjedhur ditën e nënës për të uruar ish-partneren Cheryl. Krahas një fotoje nga koha kur 35-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tyre dhe një tjetër fotoje të nënës së tij Karen, ish-anëtari i One Direction shkruan:
“Gëzuar ditën e nënave për dy ‘super mamatë’. Nuk di çfarë do bënte im bir pa ty”.
Cheryl dhe Liam u ndanë muaj më parë pas disa vitesh lidhje, lidhej nga e cila knë dhe një djalë dhe pavarësisht se bëjnë një jetë të ndarë nga njëri-tjetri vazhdojnë të ruajnë raport të mirë.