Kohët e fundit Evi Reçi është më afër publikut shqiptar se kurrë më parë. Kjo për shkak se tashmë nuk mban vetëm statusin e këngëtares por edhe të moderatores së programit të përditshëm “Vizioni i Pasdites”.
Siç edhe ju mund t’ju ketë ndodhur, edhe Evi në këtë ditëlindje ka kuptuar se sa e rëndësishme është ajo në jetën e disa personave, sa njerëz të dashur e rrethojnë duke sjellë në retrospektivë momentet kur ka buzëqeshur por edhe është mërzitur prej tyre. Thënë më shkurt Evi për ditëlindje ka bërë një bilancë të gjërave që ka përjetuar gjatë jetës së saj dhe rezultati ishte i kënaqshëm!
“30 prill 2019 ????
Të numërosh pranverat që ke kaluar me buzëqeshje, me dashuri, me lodhje, me muzikë, me punë, me njerëz që të duan por dhe që të kanë lënduar.
Bilanci ishte i tillë: paskam buzëqeshur në shumicën e rasteve dhe kam falur shumë aq sa sot jam mirënjohëse për çdo buzëqeshje të falur me apo pa meritë. Mirënjohëse për çdo urim që mora dje, për çdo “story” të hedhur ku vertet tregonit që jam ne jeten tuaj në një mënyrë apo një tjeter duke krijuar një histori të vockël ???? Mirënjohje per lulet e bukura që gjithmonë i kam preferuar sesa dhuratat. Dje u emocionova dhe u përlota por jo se u rrita në moshë ????… por sepse reflektova brenda vetes dhe pash Evin që desha të shoh dhe që ende nuk ka humbur entuziazmin për të jetuar!
Faleminderit nga zemra ❤️”,- shkruan EVi në postimin e saj në Instagram.