Dasma e Meghan Markle dhe Princ Harry është vetëm dy ditë larg. Në 19 maj, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet tek ta. Një tjetër detaj që është zbuluar së fundmi përsa i përket ceremonisë, është këngëtari që ka përzgjedhur çifti. Bëhet fjalë për Elton John, e në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një dasmë mbretërore.
Elton do të performojë për herë të parë për familjen mbretërore, pas 21 vitesh, pasi hera e fundit që ai performoi për ta ishte në funeralin e Princeshës Diana. Nuk është zbuluar ende nëse Elton do të këndojë gjatë ceremonisë në kishë apo gjatë pritjes në oborrin mbretëror.