Në ankand kopja e filmit të fundit të Marilyn Monroe!

Showbiz

 merilyn 1481745251 3384470

“Something’s Got to Give”, i 1962 ishte filmi i saj i fundit , i papërfunduar dhe që nuk doli kurrë. Në 5 gusht të atij viti në fakt Marilyn Monroe u gjet e vdekur në apartamentin e saj nga një mbidozë.
Tani kopja personale e tekstit të filmit të aktores,do të dalë në ankand, e vlerësuar të paktën 20 mijë dollarë, transmeton ATSH.

Mes skenave të filmit që u xhiruan dhe montuan në 2001, në një dokumentar prej 37 minutash mbi ditët e fundit të jetës së Marilyn, më të famshme dhe më skandaloze janë ato në të cilat aktorja del në pishinë e zhveshur.

“Banjoja e Marilyn”, siç u quajt nga gazetarët , i parapriu pas pak kohësh lajmit tronditës të vdekjes së saj. Në kopjen që do dalë në ankand, 149 faqe, janë nxjerrë në pah në mënyrë të veçantë 42 fletë ku Monroe ka shënuar me laps e stilolaps jeshil komente dhe këshilla, përkrah dialogjeve që i interesonin pjesës së saj.

Në një nga këto kupton që Marilyn nuk ishte e kënaqur për pjesët që duhej të interpretonte: “do to doja diçka më zbavitëse”, shkruante ajo. Duke qëndruar në Los Angeles, kur filluan xhirimet e filmit, Marylin mungonte në set prej 18 muajsh. Por sapo filloi të xhironte sërish filmin , Marilyn mungoi përsëri dhe produksioni vendosi ta pusojë. Pasi rifilloi xhirimet përsëri pas dy muajsh, kur i i kishin ngelur edhe një javë xhirime ajo u gjet e vdekur.

555555555555555555555555555555yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

 

zzzzzzzzzzzzzzzzzzz