Seriali i mirënjohur “Nusja nga Stambolli” i cili vjen çdo të premte, ora 21:00 në Jolly HD ka nisur xhirimet për sezonin e tij të dytë. Menjëhere, vihet re ndryshimi në pamje i aktorit kryesor Ozcan Deniz. Duket se fansave i ka pëlqyer shumë pamja e re e aktorit.
“Mos i lyej më flokët. Kështu je akoma më i pashëm” – ishin disa nga komentet e ndjekësve në Turqi. Por çfarë ka thënë vet aktori?
“Ndryshimet më pëlqejnë. Për aq kohë sa i pëlqejnë edhe publikut, nuk kanë rëndësi të tjerat. Edhe mua më pëlqen të dukem sa më natyral” – ka shtuar Ozcan.