Ndryshimi drastik i pamjes së Adele irriton fansat; “Uroj të jetë photoshop, s’ mund ta besoj”

Showbiz

Adele ka festuar karnavalet, por fotoja që postoi në Instagram ka marr shumë reagime nga persona të njohur, por edhe nga fansat. Gjithë debati u ndez për shkak të modelit të flokëve të Adele.

“2020-ta nuk mund të ishte më e çuditshme se kaq. Adele na solli një përvetësim kulturor që askush nuk ia kërkoi.”, – shkruan Ernest Owest, gazetar, që shton se e urren ta shikojë diçka të tillë.

Dikush tjetër shkruan në Twitter se edhe fytyra e Adele, shprehia që ka marr, tregon se ka gjëra që nuk shkojnë në pamjen e saj.

Të tjerë shkruajnë: “Uroj të jetë fotoshop, s`mund ta besoj”.

Që prej fillimeve të ndryshimeve në look-un e Adele fansat nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e saj duke thënë që ishte pikërisht pamja që e bëntë të veçantë dhe tani duket si gjithë të tjerët.