Vetëm pak javë para premierës së madhe me 10 nëntor, filmi turk me çiftin protagonistë Baris Arduc dhe Elcin Sangu ka ndryshuar emrin nga “Yimda Kal” në Mutluluk Zamani (Koha për lumturi).
Skenat e fundit të filmit janë xhiruar e gazetat turke duket se janë pushtuar nga këto imazhe të bukura.
Këto fotografi janë shkrepur gjatë xhirimeve në Heybeliada, një nga ishujt më të mëdhenj në Turqi në afërsi të Stambollit.