Bebe Rexha na ka bërë shumë shpesh të ndihemi krenarë për arritjet e saj. Mbi të gjitha, ajo është ndër ato këngëtare të cilat nuk e kanë mohuar kurrë origjinën e tyre, madje kanë treguar përherë me krenari këtë detaj. Por, ndryshe nga personat e tjerë publik, Bebe Rexha si duket këtë vit “ka harruar” të urojë të gjithë kosovarët.
Në 17 shkurt, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë personat e njohur apo të panjohur publik, kanë bërë urimet e tyre. Të gjithë, përveç saj. Në fakt është pak e çuditshme kjo, për një këngëtare e cila vetëm pak kohë më parë theksoi arritjet e këngëtareve shqiptare në Top Listat e huaja muzikore. Nuk e dijmë se çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje, megjithatë në profilet e saj në rrjete sociale, vazhdon të mos ketë asnjë shenjë për Kosovën.