Britanikët kanë Meghan Markle ndërsa ne kemi Elia Zaharian. Për ju që nuk e keni shkuar ndonjëherë ndërmend, po ju bëjmë një krahasim të natyrshëm mes familjes mbretërore këtu në Shqipëri dhe asaj britanike, më të komentuar në gjithë botën. Meghan Markle u kurorëzua vetëm pak muaj më parë me Princin Harry. Dasma e tyre ishte më e komentuara në gjithë botën jo vetëm për shkak të rëndësisë por edhe për faktin se nusja e re e familjes mbretërore zgjodhi të ishte sa më e thjeshtë në ditën e saj më të lumtur. Nëse për Meghan Marklke u shkruajt nga e gjithë bota për thjeshtësinë, ne shqiptarët e mbuluam me komplimenta Princeshën tonë për hijeshinë dhe embëlsinë që e karakterizoi në dasmën e saj.Të dyja vajzat zgjodhën një grim minimalist, të dyja janë Princesha dhe anëtare të familjeve mbretërore. Por këto nuk janë të përbashkëtat e vetme të Elias dhe Meghan.
Meghan Markle dhe Elia Zaharia janë të dyja aktore të vlerësuara dhe të njohura për publikun respektivë. Meghan ka qenë pjesë e disa serialeve të suksesshëm dhe filmave të njohur si “Deal or No Deal”, “Suits” “The Boys and Girls Guide to Getting Down” etj.Nga ana tjetër Elia ka ngjitur në teatër disa role të suksesshme si tek shfaqjet “Pushteti i grave”, “Shtrigat e Salemit”, “Vetvrasësi” etj. Por ajo ka luajtur edhe në filmat “Babai” apo “Lule të kuqe lule të zeza”.Ndryshimi midis këtyre anëtareve të familjeve mbretërore është fakti se Elian nuk e largoi nga profesioni i saj asnjë titull. Përpara se të martohej me Princin Harry, Meghan dha dorëheqjen nga aktrimi duke u shprehur se tashmë që do të bëhej Dukeshë, profili dhe posti i ri e kërkonte që ajo të linte pas profesionin e saj duke iu përkushtuar tërësisht detyrave të një anëtareje të familjes mbretërore.