Pranvera Borakaj ka publikuar pak orë më parë një kolazh fotosh të vajzës së saj dhe të vetë moderatores. E vogla Annasiol rritet çdo ditë dhe disa persona mendojnë se ngjan shumë me moderatoren e njohur të ‘Vizion Plus’, por vetë Pranvera nuk mendon kështu. “Jam e vetëdijshme (dhe pse me dhimbje) që në pamje Anna ka shumë shumë pak nga mua”,-shkruan ajo krahas fotos.
Edhe Pranvera si çdo nënë ka shumë dëshirë që e vogla t’i ngjajë më shumë asaj, por edhe pse ngjashmëria në pamje është e vogël, me siguri karakteri do ketë disa pika të përbashkëta. Borakaj është aktualisht moderatore e 7 pa 5 në ‘Vizion Plus’.