Ditët e fundit po qarkullojnë zëra se aktorja Asli Enver i ka dhënë fund lidhjes romantike me biznesmenin Önder Öztarhan, ndërkohë që pas darkës së njohjes me nënën e tij, fansat e aktores prisnin të dëgjonin lajmin për dasmën e tyre.
Por duket se për këto çështje nuk ka asnjëherë siguri dhe gjithçka mund të ndryshoj sa hap e mbyll sytë! Flietet se ylli i serialit “Nusja nga Stanbolli” e ka kaluar trishtimin që la pas ndarja e tyre, përmes një pushimi të shkurtër në Qipro.
Menjëherë pasi dolën në dritë shenjat e para që ushqyen dyshime për ndarjen e çiftit, si fshirja e njëri-tjetrit nga rrjetet sociale, aktorja ka udhëtuar jashtë Stambollit. Duket sikur ata të dy e kanë njoftuar heshturazi dhe pa bujë ndarjen e tyre, por pavarësisht kësaj nuk i kanë shpëtuar vëmendjes mediatike.
Lajmit për ndarjen e tyre i janë referuar shumë shkrime dhe artikuj të shtypit roz, megjithatë duhet thënë se së paku deri tani, asnjë konfirmim për këtë, apo deklaratë zyrtare nuk është bërë nga asnjëri prej të dyve. Le të shpresojmë që kjo hije dyshimi të mos jetë më shumë se një zënkë të dashuruarish dhe një mëri kalimtare.