Mark Salling, aktori i “Glee” ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Ai ka varur veten pranë shtëpisë së tij në Los Angeles. Kjo nuk ishte hera e parë që aktori tentonte të vetëvritej. Në Gusht ai bëri një tjetër tentative, e cila më vonë u mohua kategorikisht nga avokati i tij.
Por, këtë herë për fat të keq askush nuk e ka shpëtuar dot. Aktori ishte në pritje të përcaktimit të dënimit nga gjykata. Ai ishte shpallur fajtor për mbajtjen e fotove dhe videove të fëmijëve të mitur. Miqtë e tij, thonë se ishte pikërisht kjo aryseja kryesore që e çoi atë drejt vetëvrasjes. Pritej që ai të dënohej nga 4-7 vjet burg.
Përveç presionit të medias, aktori nuk e përballoi dot zbulimin e këtij sekreti të tij, përpara syve të gjithë botës.