Brian McCardie i cili ndrroi jetë papritur muajin e kaluar, la pas shumë pik pyetje mbi arsyen e vërtetë që çoi në humbjen fatale. Ai u bë i njohur kryesisht për rolin e shefit të krimit ‘John Thomas’ në dramën e BBC-së e cila fitoi popullaritet. Me largimin e papritur në moshën 59-vjeçare McCardie la pas trishtim për miq të shumtë e familjarë .
Në një postim të shpërndarë më herët në Twitter, motra e tij Sarah zbulonte se ai kishte një diseksion të aortës, një gjendje e rrallë ku një mur i dobësuar i aortës griset. “Përshëndetje të gjithëve, familja McCardie dëshiron të falënderojë të gjithë për mbështetjen e tyre në këtë humbje kaq të dhimbshme e të papritur të Brian James McCardie, djalit, vëllait, xhaxhait dhe mikut të dashur.
Së fundmi ajo ka njoftuar se për ta nderuar figurën e tij do të mbahet një meshë funerali të enjten më 23 maj në Kishën e Shën Marisë, 70 Bannatyne Street, Lanark”.