Këngëtarja Dhurata Dora është mjaft e pëlqyer për publikun shqiptar. Shpesh herë ajo mban koncerte në të cilat duhet thënë se krijohet një atmosferë tepër e këndshme. Por, në koncertin e saj të fundit në Gjermani, performanca e saj rezultoi në gjithçka përveçse në një performancë të bukur. Kjo, pasi disa fansa të saj janë përfshirë në një sherr.
Dhurata fillimisht vazhdoi të këndonte, por më pas situata u acarua edhe më tepër teksa pa tre djem që po rriheshin me grushta dhe shkelma. Si pasojë ajo e ndërpreu performancën e saj. Është dashur të ndërhyjë sigurimi për të qetësuar situatën dhe për të larguar personat të cilët krijuan këtë konflikt.