Ndërkohë që të gjithë presin dasmën, Stresi ndahet nga e fejuara?

Showbiz

stresi kejsi
Stresi disa muaj më parë zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij të dashurisë me Kejsin. Ai na ka dëshmuar të gjithëve të kundërtën dhe çdo ditë e më shumë na ka treguar se është i dashuruar kokë ë këmbë me të fejuarën e tij. Ai çdo muaj në ditën e fejesës së tyre i bën dedikime romantik Kejsit. Mirëpo një status i bërë së fundmi në Instagram ka hedhur dyshimet se mes tij dhe Kejsit kanë nisur problemet.

stresi lushaj
“E di pse ndonjëherë mbetemi të zhgënjyer? Sepse besojmë se të tjerët janë të gatshëm të bëjnë atë që ne do bënim për ta”, shkruan Stresi krahas fotos së tij. Ky status dhe fakti që Stresi prej disa ditësh është me pushime me shoqërinë e tij dhe Kejsi nuk duket në asnjë cep na i shtojnë akoma më shumë dyshimet se me shumë mundësi ata janë ndarë. Gjithashtu ai ka fshirë nga rrjetet sociale edhe fotot e tyre të përbashkëta. Shpresojmë që kjo të jetë thjeshtë një zënkë e radhës dhe ata të rikthehen sërish bashkë.