Ndërkohë që pret të bashkohet me Stresin, Kejsi zbulon ëndrrën e saj më të madhe!

Showbiz

stresi kejsi
Bashkëshortja e reperit Stresi ka krijuar sërish mundësinë që ndjekësit e shumtë t’i drejtojnë pyetje të ndryshme në ‘Instagram’. Një pjesë e pyetjeve sigurisht lidhen me partnerin e saj, por nuk mungojnë edhe ata që duan të dinë më shumë për brunen bukuroshe.

56162370 307538359937618 8550712800329072640 n

Me anë të përgjigjes për njërën nga pyetjet, Kejsi zbuloi ëndrrën e saj më të madhe, e cila lidhet me pasionin e madh të saj për të bukurën. “Dua të hap sallon bukurie BKC”,-është shprehur ajo.Gjasat që kjo ëndërr të bëhet realitet nuk janë të vogla, pasi shpesh kemi vënë re talentin që bashkëshortja e reperit të njohur ka për grimin dhe të bukurën. Kujtojmë se Kejsi jeton në Toronto prej vitesh ku edhe ndjek studimet.