Aktorja e njohur e “Dashuri e Pafund” i ka dhënë fund lidhjes së saj 6 vjeçare me aktorin, Haluk Bilginer. Edhe pse pritej që dashuria e tyre do të zgjaste përjetë me sa duket ka ndodhur e kundërta.Zerrin dhe Haluk nisën të dilnin pas divorcit të këtij të fundit me aktoren dhe këngëtaren Askin Nur Yengi, në vitin 2012.
Burak Deniz, ose ndryshe Murat nga seriali “Jetë” ishte prej 3 vitesh në një marrëdhënie dashurie me aktoren Busra Develi. Mendohet se prishja e lidhjes së tyre ka ardhur për shkak të xhelozisë së aktores, edhe pse asgjë më shumë se kaq nuk dihet.
Aktorët e “Nusja nga Stambolli”, Berkay Mustal dhe Hira Koyuncouglu u njohën në shesh xhirim dhe mes tyre lindi një histori e bukur dashurie. Ata nisën të interpretonin si një çift dhe qëndruan të tillë edhe jashtë serialit.Megjithatë, dy aktorët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata janë ndarë rreth një muaj më parë. Angazhimet e shumta e për pasojë mungesa e kohës ka bërë që Berkay dhe Hira të mbyllnin këtu historinë e lindur mes tyre.