Ndarjet e bujshme që ‘tronditën’ showbiz-in turk!

Showbiz

ndarje turk
Teksa të gjithë prisnin që këto çifte të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, ata na shokuan duke bërë krejt të kundërtën. Të dyja çiftet të cilat do përmendim, ishin shumë pranë altarit por për arsye të ndryshme, ata përfunduan duke u ndarë. Si fillim ishte ndarja e Asli Enver dhe Murat Boz, të cilët vendosën të ndanin rrugët e tyre pas gati 3 vitesh lidhjeje. Aktorja e njohur e “Nusja nga Stambolli” u largua përfundimisht nga shtëpia ku çifti bashkëjetonte vetëm pak muaj më parë. Ndarja e tyre bëri shumë bujë dhe nuk munguan artikujt e pafund që aludonin se cilat ishin arsyet, apo se si vazhdoi marrëdhënia e dy ish-partnerëve më pas.

1945050 d34a037997312136d962a383e13d273a 640x640
Ndarja e dytë është ajo e aktores së sërialit “Jetë”, Hande Erçel, me Murat Dalkilic. Kjo ndarja u bë akoma më dramatike, për shkak të situatës të cilën po jetonte asokohe aktorja, situatë e cila vazhdon ende duhet të themi. Dy të rinjtë, i dhanë fund lidhjes së tyre duke krijuar shumë zhurmë me anë të “kunjave” të shpeshta që komentonin për njëri-tjetrin. Hande vendosi t’i përkushtohej mamasë së saj, e cila është akoma sëmurë dhe Murat duket se nuk ishte shumë prezent në vështirësinë që po kalonte partnerja e tij. Në një deklaratë, Hande ka thënë: “Në ditët më të vështira të jetës time, detyrohem të jap një shpjegim rreth lajmeve që shkruhen. Çdo ditë është një lajm i ri për mua ndaj ndihem vërtet shumë keq për këtë. Kështu që jam e detyruar të bëj këtë deklaratë.
Ne po kalojmë një periudhë vërtet të vështirë në familje dhe në këto momente duhet të jem pranë njerëzve më të rëndësishëm të jetës time. Për këtë arsye, kemi vendosur t’i japim fund kësaj lidhje. E gjithë vëmendja ime është tek nëna ime, do të jem sa më pranë saj në këto ditë të këqija. Do ju kërkoja ndjeshmëri ndaj çështjes dhe sa më pak aludime të tjera.”

745x500 hande ercel ve murat dalkilictan beklenen hamle geldi