Disa nga çiftet tanë të preferuar të showbizit turk i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Asli Enver dhe Murat Boz, Burak Deniz dhe Busra Develi, Tuba Unsal dhe Mirgun Cabas janë vetëm disa nga çiftet që u përfolën shumë gjatë këtij viti për shkak të ndarjeve të bujshme nga partnerët.
Sipas një anketimi të bërë në Turqi, fansat janë tronditur më shumë nga ndarja e Murat Boz, këngëtarit të njohur dhe aktores së “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver. 44% të votave kanë shkuar për ta. Lajmi i ndarjes së tyre erdhi pikërisht atëherë kur të gjithë prisnin një martesë.
Në vendin e dytë janë Mustafa Sandal dhe Emina Jahovic me 28%, pasuar nga Mirgun Cabas dhe Tuba Unsal.