Burak Ozcivit, Murat Boz dhe Asli Enver janë tre protagonistët e filmit “Vëllai im” i cili është transmetuar edhe për publikun shqiptar ekskluzivisht në Tring. Aktorët erdhën para disa muajsh me lajmin e mirë se filmi do të vazhdonte edhe në një sezon të dytë. Kështu të tre ata do të xhironin “Vëllai im 2”.
Megjithatë, ndarja e papritur e çiftit Murat – Asli ka vënë në pikëpyetje edhe xhirimet e serialit. Ka qenë Burak Ozcivit, i cili i pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë fakt është shprehur:
“Filmi Vëllai im do të vazhdojë xhirimet por mund të themi se ka disa ndryshime në staf”, duke nënkuptuar kështu se një nga aktorët nuk do të marrë pjesë. Cili do të jetë Asli apo Murat, kjo mbetet për tu parë me kalimin e kohës.