Një muaj pas prishjes së lidhjes më të përfolur të showbiz- it, Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, kantautori i njohur u bë objekt i kronikës, për shkak të djegies së makinës luksoze, në parkimin e pallatit në zonën e Tiranës së Re, ku ndodhet studioja e tij muzikore “Threedots”.
Por, ditën e sotme ‘Panorama Plus’ shkruan se ata kanë disa aktivitetet të përbashkëta, ku nuk dihet se cili do të jetë fati i tyre.
Kështu, këngëtarja e njohur Elvana Gjata hapi një biznes privat, të cilin e ka regjistruar pranë QKR-së në emrin e saj.
Bëhet fjalë për një dyqan me fustane nusërie, “Altar”, pranë zonës së Liqenit të Thatë në zonën e Saukut. Nga ana tjetër, Flori gjithashtu ka të regjistruara në emrin e tij disa biznese si: një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”. Flori po ashtu është ortak me vëllain e tij, Evis Mumajesi, i “M.I.A.” sh.p.k.
Por dy artistët, në kohën që flitej se ishin çift, kishin mbajtur sekret biznesin e përbashkët që s’ka lidhje me muzikën, të regjistruar më datë 03.10.2014, picerinë “Proper Pizza” pranë qendrës “Olimpia” në Tiranë. Në këtë biznes të madh, Elvana Gjata ka 35 përqind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë “M.I.A.” ka 51 për qind të aksioneve.
Pjesë e ortakërisë është dhe një mik i tyre, me 14 për qind të aksioneve. Biznesi i këngëtarëve në kryeqytetin shqiptar është i njohur në Europë e po ashtu në Kosovë, që ofron picën tradicionale. Nuk dihet nëse hetimet policore janë fokusuar në këtë ortakëri, pasi ky është i vetmi biznes i Flori Mumajesit që s’ka lidhje me muzikën.