Fondacionit ‘Archewell’ të themeluar nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle i është ndaluar mbledhja dhe shpenzimi i parave. Çifti u transferua në SHBA katër vjet më parë duke u tërhequr nga përgjegjësitë dhe privilegjet e familjes mbretërore. Ata themeluan Fondacionin ‘Archewell’, të frymëzuar nga emri i djalit të tyre Archie.
Sipas raportimeve të Daily Mail, fondacionit i është ndaluar të mbledhë dhe shpenzojë para pasi nuk ka arritur të dorëzojë të dhënat financiare vjetore të kërkuara. Fondacioni ‘Archewell’ nuk ka paraqitur raporte vjetore të tarifës së rinovimit të regjistrimit që nga shkurti 2023 ndaj i është e ndaluar të kërkojë ose shpërndajë fonde për bamirësi. Po ashtu thuhet se kishte një rënie të ndjeshme të donacioneve. Sipas të dhënave të ‘CharityWatch’ shpallur në dhjetor 2023, u zbulua se organizata jofitimprurëse pësoi një rënie në donacione prej 11 milionë dollarësh në vitin 2022 krahasuar me ato të bëra vitin e kaluar.