Fshirja e fotove të fejesës dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram ka shqetësuar fansat e reperit Stresi dhe partneres së tij Kejsi. Një ndjekëse e kësaj të fundit e ka pyetur personalisht nëse lidhja e tyre ka marrë fund, dhe Kejsi i ka dhënë një përgjigje përfundimtare.“A jeni ndarë me Stresin? Thjesht po pyes se i keni fshirë fotot të dy me njëri-tjetrin edhe s’e keni follow njëri-tjetrin”, i shkruan ndjekësja.
“Unë jam e martuar s’e njoh fjalën ndarje”, ia kthen Kejsi e cila konfirmon kështu se marrëdhënia me Stresin po ecën për bukuri. Me sa duket çifti nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen dhe po e ruajnë larg syve të publikut dashurinë e tyre.