Komediani i njohur, Brody Stevens, i njohur për rolet në filmin “Hangover”, vdiq ditën e premte. Ai ishte vetëm 48 vjeç, por mesa duket asnjë nuk ka ende informacione mbi arsyet e vdekjes së tij. Brody ka qenë pjesë e shumë filmave apo emisioneve komedi. Kanë qenë të shumtë artistët që kanë reaguar për vdekjen e tij, duke shkruar ngushëllimet ndaj qytetarëve.
Përfaqësuesit e aktorit i janë drejtuar ‘The Washington Post’ dhe kanë kërkuar për privatësi në këtë rast. Ato e kanë cilësuar si një zë inspirues dhe mik i shumë personave që janë pjesë të komedisë. “Do të na mungojë të gjithëve. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë”, janë shprehur ato. Stevens lindi në San Fernando dhe jetoi në Los Angelos, ku dhe filloi karrierën e tij si komedian.