Ndahet nga jeta ylli i filmave, të “The Hunger Games” e “Don’t Look Now”

Showbiz

Aktori kanadez, Donald Sutherland, ylli i filmave, duke përfshirë “The Hunger Games” dhe “Don’t Look Now”, ka ndrruar jetë në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Djali i tij, aktori Kiefer Sutherland tha: “Me zemër të thyer ju them se babai im Donald Sutherland ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar. Ai e donte atë që bënte dhe bënte atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq”.

Sutherland numëron mbi pothuajse 200 role në karrierën e tij që përfshin më shumë se gjysmë shekulli. I lindur në New Brunswick të Kanadasë, Sutherland e  filloi karrierën si reporter lajmesh në radio përpara se të udhëtonte në Londër në 1957 për të studiuar në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër. Më pas interpretoi në role të vogla në filmin dhe televizionin britanik. Rolet e tij më të hershme të profilit të lartë ishin në filmat e luftës, duke përfshirë “The Dirty Dozen” të vitit 1967, dhe “M*A*S*H” nga viti 1970. Aktori u martuar tre herë, secilën prej tyre me aktore: Lois Hardwick, Shirley Douglas dhe Francine Racette.