Autori norvegjez, Ari Behn u gjet i pajetë në shtëpinë e tij. Ai është personi i dytë që ka akuzuar Kevin Spacey-n për ngacmim seksual i cili ndahet nga jeta.
“Me hidhërim të thellë, ju njoftoj në emër të familjarëve dhe miqve të Ari Behn se ai u vetëflijua sot,” tha menaxheri i tij.
Gjatë një interviste në 2017-n, Behn tha se Spacey e preku nën një tavolinë në një darkë të mbajtur në vitin 2007. Kevin Spacey dhe Uma Thurman sapo kishin përfunduar së moderuari një koncert të çmimit Nobel për paqen kur Spacey u ul ngjitur Behn.
“Folëm pak,” tha Behn gjatë intervistës. “Pas pesë minutash, më sugjeron të dalim jashtë për një cigare – dhe papritur më prek në zonën intime nën tavolinë. Isha dhjetë vite më i ri, kisha flokë të zinj asokohee. Isha fiks si i pëlqenin atij.”
Behn vdiq një ditë pasi Spacey publikoi një video të çuditshme ku uroi Krishtlindjen duke aktruar si Frank Underwood, personazhi i tij në “House of Cards.”
“Ky ishte një vit i mbarë,” thotë ai përbri zjarrit. “Kur dikush bën diçka që s’ju pëlqen, mund t’i sulmoni, ose mund të prisni dhe të bëni të papriturën. Mund t’i vrisni… me mirësjellje.”
Një tjetër burrë që e ka akuzuar aktorin për sjellje të papërshtatshme, një masazhator, u gjet i pajetë në shtator, një muaj para se padia e tij të kalonte në gjykatë.