Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare komediani i njohur

Showbiz

Komediani i njohur, Jerry Stiller, është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka dhënë djali i tij, aktori i njohur Ben Stiller.

“Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.

Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi”, shkruan aktori në ‘Twitter’.

Stiller njihet për rolin e tij si babai i George Costanzas,  Frank, në serialin Seinfeld të NBC, dhe për rolin e Arthur Spooner në The King of Queens. Ai ka aktruar gjithashtu në disa filma përkrah të birit, si në Zoolander, Heavyweights, Hot Pursuit, The Heartbreak Kid dhe Zoolander 2.