Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare ylli i “General Hospital”, Sonya Eddy

Showbiz

Ylli i “General Hospital”, Sonya Eddy, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga producenti ekzekutiv, Frank Valentin. “Jam zemërthyer për humbjen e Sonya Eddy. E kam dashur vërtet jo vetëm si aktore, por si mikeshë”, shkroi Valentini në Twitter. Deri tani nuk është dhënë asnjë shkak zyrtar i vdekjes.

 

Një deklaratë është publikuar edhe nga “General Hospital” duke e kujtuar Eddyn si ‘të preferuarën e fansave’ dhe ‘anëtaren më të dashur’. Aktorja bëri debutimin në “General Hospital” në mars të vitit 2006 që e bëri atë të famshme dhe të dashur për publikun. Ajo luajti kryeinfermieren e Spitalit të Përgjithshëm të Port Charles, Epiphany Johnson.

Sonya Eddy mori pjesë gjithashtu në serialin kryesor të shfaqjes “General Hospital: Night Shift” nga 2007 deri në 2008. Sonya luajti gjithashtu në “Those Who Can’t” ndëmjet viteve  2017 – 2019.

Ajo kishte një rol të përsëritur në “Fresh Off the Boat” nga 2015-2017, si edhe  u shfaq në “Glee”, “Mike & Molly”, “Reba”, “2 Broke Girls”, “The Middle”, “Mom”, “Castle”, “In Case of Emergency”, “Everybody Hates Chris”, “Daybreak” dhe “Malcolm in the Middle”,  “Barbershop”, “Daddy Daycare”, “Bad News Bears”, “Seven Pounds” etj.