Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare, Annie Wersching, e njohur për interpretimin e ‘Renee Walker’ në serialin aksion “24”

Showbiz

Aktorja Annie Wersching ndërroi jetë pas një beteje me kancerin në moshën 45-vjeçare. Ajo ishte  e njohur më së shumti për rolin e agjentes së FBI-së Renee Walker në serialin “24”.

Bashkëshorti i saj, Stephen Full, ndau lajmin e trishtuar përmes një deklarate të shkurtër prekëse . “Ka një boshllëk të thellë në shpirtin e kësaj familjeje sot,  por na la mjetet për ta mbushur atë.  Mirupafshim mikja ime. “Të dua familje e vogël…”. Aktorja u diagnostikua me sëmundjen e rëndë në vitin 2020 . Një prej filialeve “GoFundMe” u krijua prej saj,  në mbështetje të fëmijëve që vuanin nga kjo sëmundje në mënyrë që ata  të mund të vazhdojnë ta jetojnë jetën në një mënyrë që ndoshta do ta bënte Annien krenare”.

Wersching u shfaq rregullisht në drama televizive gjatë viteve 2010. Në vitin 2007, ajo solli karakterin e  Amelia Joffe në “General Hospital”. Roli i saj kryesor erdhi në vitin 2008 kur ajo portretizoi agjenten e FBI-së Renee Walker në shfaqjen e suksesshme të Fox “24” dhe një rol të përsëritur si vampirja e keqe Lily Salvatore në “The Vampire Diaries”. Wersching la pas bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre: Freddie, Ozzie dhe Archie.