Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare këngëtarja, aktorja dhe moderatorja e njohur italiane, Raffaella Carra.
Carrà vdiq pasditen e 5 korrikut si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, njoftoi koreografi Sergio Japino.
“Raffaella na la. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku e qeshura dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, shkroi Japino.
Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo”, si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.
Ajo lindi në Bologna në 1943 dhe gëzoi një karrierë të suksesshme në ekran.