Ditën e djeshme një ndër ikonat e modës, Karl Lagerfeld ndërroi jetë. Dhe pyetja e parë që fansat e tij bënë ishte: po me macen Choupette ç’do bëhet?Për Karl Lagerfeld ajo ishte si vajza dhe partnerja e tij. Prandaj nuk është për t’u habitur që pas vdekjes së tij ajo është edhe trashëgimtarja e pasurisë. Stilisti e kishte përshkruar gjithmonë macen e tij Choupette me fjalë plot dashuri. Gjatë një shfaqjeje televizive, në vitin 2015 ai kishte thënë se: “Macja ka pasurinë e saj të vogël, gjithsesi edhe po më ndodhi gjë personi që do të kujdeset nuk do të jetojë kurrë në mjerim.”
Macja është një vajzë e pasur, ajo ka bërë dy punë “si modele” dhe është shpërblyer me 3 milion euro. Në një intervistë për revistën “Numero” në vitin 2018 stilisti i tha gazetarit i cili e ngacmoi në lidhje me pasurinë që ai të mos shqetësohej sepse ka për të gjithë. E përpara faktit se në Francë ligji e ndalon që pasuria t’i lihet kafshës ai u shpreh se mund ta bëjë këtë gjë pasi ai nuk është francez.Macja ishte mjaft e lidhur me Karl dhe ai e cilësonte si qendrën e botës së tij dhe ishte i mahnitur nga qëndrimi i saj dhe sytë blu. Sigurisht që Choupette ka edhe llogari në Instagram dhe numëron 120 mijë ndjekës.