Aktorja që shumë shqiptar e kanë ende model të gruas luftarake e që u përball me mafian, Patricia Millardet, që luante rolin me emrin Silvia Conti është ndarë nga jeta dje pasdite në një spital të San Camillo. Ajo ka pësuar atak në zemër, në moshën 61-vjecare.
Lindur në 1957-n në Mont-de-Marsan, në Francë, u zhvendos në Itali, nga fundi i viteve 1980. Aktorja me origjinë franceze u bë e njohur për publikun pasi interpretoi gjykatësen e guximshme të pakorruptueshme, Silvia Conti, në serialin “Oktapodi”, mes vitit 1989 dhe 2001.
Me karakterin ikonë që luajti, atë të Silvia Conti, tha se e bashkonte diçka: “Ndjenja për drejtësi, sigurisht. Vetëm se jeta nuk është një trillim, unë nuk jam gjykatëse. Dhe për kauzat e humbura nuk më mbetet gjë tjetër veçse të qaj”.
Në karrierën e saj ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive. Një nga rolet e tij të parë ishte në filmin “Il tempo delle mele 2” në 1982. Ajo bëri debutimin e parë në kinemanë italiane në 1987-n, me filmin “Assicurazione sulla morte”.
Popullaritetin më të madh e arriti me serialin “La Piovra” në Rai. Midis 2001 dhe 2003 ajo ishte ndër protagonistët e thrillit të Canale 5, ‘Il bello delle donne “, ku luante personazhin e Angelina Brusa.