Kinemaja turke ka humbur një nga emrat e njohur të saj. E njohur për rolin e nënës, në serialin ‘Kuzey dhe Gyney’, aktorja Semra Dinxher, është ndarë nga jeta duke lënë pas shumë trishtim dhe dhimbje. Ajo prej dy vitesh po luftonte me kancerin në mushkëri, por edhe pas operacioneve të shumta nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen. Aktorja u nda nga jeta në moshën 56- vjeçare. Interpretimi i saj si personazhi i Handan Tekinollu në serialin televiziv ‘Kuzey dhe Güney’, mbetet pa dyshim më i paharruari, por ajo gjithashtu veç serialeve, ka interpretuar edhe në disa filma. Lajmi i trishtë u dha nga Haluk Levent, një personalitet i muzikës, i cili vlerësohet gjithashtu për iniciativat e tij të bamirësisë. Përmes mesazhit të publikuar, ai zbuloi se miqtë dhe të afëmit e aktores ofruan ndihmën e tyre gjatë dy viteve por, në fund nuk mundën ta ndihmojnë atë dhe Semra u largua duke marrë me vete dashurinë dhe keqardhjen e tyre, por la pas dashurinë e saj me të cilën përcolli personazhet e interpretuara me aq përkushtim.