Ndahet nga jeta aktorja e njohur pas tumorit në tru

Showbiz

Aktorja Valerie Harper, e cila vodhi zemrat dhe theu tabutë televizive, me rolin e Rohda Morgenstern në sitcom-in e njohur të viteve ’70, vdiq në moshën 80-vjeçare. Miku i familjes Dan Watt konfirmoi se Harper vdiq të premten, pasi kishte vite që vuante nga kanceri. Kohët e fundit bashkëshorti i saj ishte këshilluar që ta mbante atë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Harper ishte ylli i “The Mary Tyler Moore Show” , dhe me pas u bë drejtuesja e serialit të saj, ku luante rolin e Rhoda-s. Ajo fitoi tre çmime Emmy të njëpasnjëshme (1971-73) si aktore në rol dytësor në shfaqjen “The Mary Tyler Moore Show” dhe një tjetër për aktoren kryesore për rolin e Rhoda-s, nga viti 1974 në ‘78.

Në vitin 2013, ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në tru dhe mjekët i kishin thënë se kishte tre muaj për të jetuar.Por ajo i bëri ballë sëmundjes duke gëzuar fansat: “Nuk do vdes deri sa të dua vetë”! Në 8 korrik një mik i familjes hapi një faqe ku mund të dhuroheshin para që Harper të përballonte kostot e medikamenteve. Për të u mblodhën mbi 40.000 dollarë, por nuk vonoi shumë që ajo të mbyllte sytë përgjithmonë.