Ndahet nga jeta aktorja e njohur e telenovelave meksikane për shkak të koronavirusit

Showbiz

Koronavirusi i ka marrë jetën një prej aktoreve më të njohura të telenovelave meksikane, Pilar Pellicer. Aktorja është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 82-vjeçare.

Mediat meksikane raportojnë se Pellicer kishte patur komplikime me shëndetin për shkak të Covid-19.

Ajo ishte një nga aktoret më të vlerësuara të kinemasë. Pellicer mori pjesë në më shumë se 40 filma e telenovela. Mes tyre ajo njihet për rolet në telenovelat “Triumfi i dashurisë” dhe “Njerka” të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe duke çuar ngushëllime për familjen e saj. Pellicer la pas një vajzë, Ariane Pellicer e cila është gjithashtu aktore.