Ndahet Channing Tatum dhe Jessie J

Showbiz

Kanë kaluar pak më shumë se dy muaj që kur Channing Tatum dhe Jessie J u rilidhën, por mesa duket tashmë janë ndarë, sërish. People konfirmoi ndarjen dhe një burim pranë tyre tha, “Ata u kujdesën shumë për njëri-tjetrin duke u përpjekur që të vazhdonin përpara por ishte më mirë që të ndaheshin. Janë miq.”

Lidhja e tyre filloi pak në mënyrë interesante. Jessie dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-s, pas divorcit të Channing me Jenna Dewan, me të cilën ishte i martuar prej nëntë vitesh. Më pas u ndanë sepse, referuar burimeve të ndryshme, Channing “ishte super i zënë me karrierën dhe të qenurit baba”. Dy muaj më parë, u rilidhën dhe ja tek jemi sërish: Tashmë janë miq.