Dy aktorët e sukseshëm të brezit të ri, Afra Saraçoğlu dhe Mert Ramazan Demir janë përfolur disa herë për dhënien fund të lidhjes së tyre romantike e së fundmi po flitet se ata janë ndarë sërish. Këto dyshime të ditëve të fundit erdhën pasi u vu re se dy aktorët e famshëm nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Ky veprim i ndërsjelltë i tyre bëri që thasethemet për një ndarje të përsëritur, ta bëjnë të arsyeshme shkëputjen përfundmitare nga njëri-tjetri.Kjo lëvizje solli spekulime se mes të dyve vazhdonin sërish problemet dhe mungesa e komunikimit.
Afra Saraçoğlu dhe Mert Demir, edhe më herët janë përmendur për ulje-ngritjet e shpeshta në romancën e tyre. Pretendimet se ata tani ecin në rrugë të ndara, deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre. Teksa arsyeja e vërtetë e kësaj lëvizjeje në rrjetet sociale mbetet mister për momentin, fansat presin me padurim një deklaratë nga palët lidhur me të ardhmen e romancës së tyre.