Ndahen Nesrin Cavadzade dhe Gökhan Alkan? Ja si reagon aktorja

Showbiz

Ditët e fundit qarkullojnë thashetheme se çifti i aktorëve të famshëm Nesrin Cavadzade dhe Gokhan Alkan, të cilët u njohën dhe dashuruan gjatë xhirimeve të serialit “Molla e Ndaluar”, i kanë dhënë fund fejesës së tyre, pas një viti. Teksa pritej që dyshja të shkonin drejt martesës, showbizi turk zien nga aludimet për ndarjen e tyre. Ata kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kanë fshirë fotot realizuara së bashku dhe prej kohësh nuk shfaqen më në publik krahë njëri-tjetrit. Më herët pretendohej se bëhej fjalë për një krizë xhelozie mes dy aktorëve për shkak të skenave të realizuara në sheshxhirim për projektet e tyre. Qarkulluan zëra se aktorja nuk mundi të duronte që Alkan, sipas skenarit, të shkëmbente puthje me Yamur Tanrisevsin, kolegen e tij me të cilën ndante sheshxhirimin për projektin ku merrte pjesë. Pas zërave se çifti po ndahet, Cavadzade është shfaqur së fundmi  në publik indiferente ndaj interesit të fansave për këtë çështje dhe nuk ka bërë asnjë konfirmim apo mohim për situatën për jetën e saj private, duke preferuar heshtjen si përgjigje.