Këtë herë aktori i njohur i filmave dhe serialeve Burak Deniz dhe modelja Didem Sojdan mësohet se i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë në heshtje dhe pa zhurmë mediatike. Prej javësh ishçifti nuk ishin shfaqur krahë njëri-tjetrit në publik, dhe kjo kishte ngjallur rishtas dyshime për fundin e lidhjes së tyre romantike. Ndërkohë, deklarata e parë për ndarjen e tyre, erdhi nga modelja.
Gjatë intervistës, Sojdan u shpreh: “Ne jemi njerëz të rritur. Fatkeqësisht marrëdhëniet me njerzit vijnë dhe shkojnë. Unë dhe Burak vazhdojmë jetën normale brenda kornizës së respektit dhe dashurisë, pa qenë më një çift“. Deri tani, nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga aktori. Asnjë konfirmim apo mohim nga ana e tij, e po ashtu asnjë shpjegim lidhur me arsyen që çoi lidhjen e dashurisë plot ulje-ngritje të çiftit drejt fundit.
Mbetet për t’u parë nëse Deniz, emri i të cilit përmendet shpesh për flirte e romanca të shkurtra që gjithmonë ai i ka mohuar, dhe Soydan, do të kenë një rikthim të radhës tek njëri-tjetri, apo do t’i qëndrojnë deklaratës së bërë nga modelja, që ky ishte fundi i pashmangshëm.