Ndahen Avril Lavigne dhe Mod Sun/ A mund të jetë një i tretë arsyeja?

Showbiz

Flitet se ylli i superhitit “Complicated” Avril Lavigne dhe i fejuari i saj prej thuajse një viti Mod Sun janë ndarë ditët e fundit në mënyrë të befasishme. Lajmi më pas u konfirmua nga zëdhënësi i artistes për mediat ndërkombëtare. Megjithatë, kjo ndarje u duk të ishte një befasi edhe për 35-vjeçarin Mod Sun, me të cilin ajo ka realizuar dhe hitin e saj ‘Flameds’. Ish-çifti thuhet se kishte pasur probleme muajt e fundit dhe kjo bëri që ndarja të bëhej e pashmgnshme.

Qarkulluan zëra se kohët e fundit Lavigne dhe reperi amerikan Tyga ishin afruar shumë me njëri-tjetrin, por megjithatë ishte e paqartë nëse afrimiteti i tyre i kalonte kufijtë e miqësisë dhe komunikimit vetëm në kontekstin profesional.

Këngëtarja e “My Happy Ending” duket se nuk mundi të shijonte një fund të lumtrur me fustanin e nusërisë dhe vellon e bardhë përpara altarit me Mod Sun, me të cilin u fejuan në Paris në marsin e vitit të kaluar.  Sipas TMZ, nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një tradhti, ndaj edhe kjo nuk shihet si shkak për ndarjen. Mësohet se ylli i muzikës pop- rrok që çmendi adoleshentët në fillim të viteve 2000 dhe Mod Sun, megjithatë vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.