Naz Çağla Irmak dhe Deniz Can Aktaş, “Romeo dhe Zhuljeta” të kohëve moderne

Showbiz

Aktorët e brezit të ri Naz Çağla Irmak dhe Deniz Can Aktaş , janë dy emra në radhët e aktorëve të sukseshëm të serialeve televizive të cilët janë bashkuar së fundmi për të interpretuar një tragjedi, ndoshta më e njohura dhe më e dashura  në letërsi dhe teatër, “Romeo dhe Zhulieta” e Shekspir. Dy aktorët folën për partneritetin e tyre të parë, ku do të interpretojnë në një shfaqje teatrale,e cila do të jetë, po ajo  histori klasike, por në një version të sjellë ndryshe dhe të përshtatur me kohët moderne. Gjatë intervistës, aktorja tregoi se emocionet më të mëdha i ndjen lidhur me faktin se do të interpretojë gjithashtu së bashku me nënën e saj, e cila do të jetë nëna e Zhuljetës, në rolin e Zonjës Kapulet. Ndërsa të pyetur për jetët e tyre personale, aktorët u përgjigjën se gjithçka shkon mirë dhe vëmendja e të dyve është fokusuar në këtë projekt. Falë kimisë së mirë profesionale, dy aktorët u shprehën se do të dëshironin që të ndanin edhe projekte të tjera së bashku në të ardhmen në sheshxhirim.