Naomi Campbell e quajtur ndryshe edhe si ‘pantera e zeza’ është një ndër modelet më të njohura dhe që ka lënë gjurmë në industrinë e modelingut. Për vite të tëra ajo ka sunduar pasarelat e modës duke shkëlqyer. Ndërkohë që tani ajo po sundohet nga modelet moderne.
Një ndër to është edhe Kendall Jenner, e cila është konsideruar si një ndër modelet më të paguara dhe shumë e pasur. Po çfarë mendimi kanë modelet e viteve ’90 për modelet sot, konkretisht për Kendall?E ftuar në një intervistë së fundmi, Naomi është pyetur se çfarë mendimi ka për Kendall Jenner që është një ndër modelet më të paguara. Pergjigja e saj ka qenë: Pyetje tjetër të lutem? Duke lënë të nënkuptohet se nuk e vlerëson shumë Kendall profesionalisht.