Stilistja e njohur Vivienne Westwood kërkonte një personazh të njohur për ta shndërruar në fytyrën kryesore të fushatës së saj publicitare për koleksionin e ri pranverë/verë 2020 dhe e gjeti: Naomi Campbell. Pantera e zezë pozoi krejtësisht e zhveshur në moshën 49 vjecare, duke treguar kështu trupin e saj të mahnitshëm, që nuk njeh moshë.
Fushata e Westwood është atipike, e guximshme, e deri diku edhe shokuese, ashtu si dhe vetë stili i saj.
Veshjet të sjellin ndërmend kombinimet ikonike të saj, vetëm se të përcjella këtë herë nën frymën e modernes. Në mënyrë të vecantë, ranë në sy fjongot e kapelet “gjigande“, apo dhe xhaketat e bëshme.
Naomi vetë ishte tepër e lumtur që është “muza“ e kësaj fushate. “ M`u deshën 33 vjet që të bëj një fushatë për Westwood, dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që ia dola tani, në moshën 49 vjecare“, është shprehur supermodelja.