Naomi Campbell nxjerr në shitje makinën e re luksoze të dizenjuar në partneritet me gjigantin BMW

Showbiz

E njohur si një nga divat më të mëdha të pasarelave të modës Naomi Campbell duke lançuar partneritetin e ri me markën e njohur BMW gjatë Festivalit të Filmit në Kanë , ka organizuar një festë “ekskluzive” për  lançimin e makinës së frymëzuar nga vetë ajo. Kjo makinë mbuluar nga ngjyra e purpurt u quajt ‘Mystique Allure’. Sipas raportimeve të prestigjozes DailyMail, festa u organizua në ambjentet e “BMW World”, përballë hotelit të famshëm Carlton në Kanë Croisette, ku qindra persona u mblodhën në ambientin e vogël të jashtëm për të parë Naomin duke zbuluar krijimin e saj të fundit. Duke mbërritur në orën 10:30, një orë e gjysmë pas fillimit të ngjarjes, Naomi, e cila është 53 vjeçe, ishte frymëzuar nga ngjyrat ushtarake për zgjedhjen e veshjes së saj.  ajo doli përpara turmës dhe mbajti një fjalim të shkurtër falënderues për  BMW-në, teksa pozoi për fotografët. Naomi pozoi gjatë paraqitjes së shkurtër së bashku me Alton Mason, modelin amerikan 26 vjeçar, i cili dukej tepër shik veshur me kostumin e zi dhe jelekun e veshur.

Më pas   Naomi  u largua për të marrë pjesë në një festë të Christian Dior në tarracën e madhe të hotelit JW Marriott ku iu bashkua Anya Taylor-Joy, 28 vjeçe dhe Chris Hemsworth, 40 vjeç, të cilët festuanderi në orët e para të mëngjesit. Naomi nënshkroi një marrëveshje me BMW në prill të vitit të kaluar dhe tani ka dizajnuar modelin e saj të serisë XM. Megjithëse shifra e marrëveshjes është ende e panjohur, mendohet se vlera e marrëveshjes arrin në gjashtë shifra, sikurse kontrata të tjera të saj me vlerë marramendëse .

Raportimet e mëparshme aludojnë se supermodelja është paguar deri në miliona euro për disa kontrata e bashkëpunime. Me një vlerë neto prej 80 milionë funtesh (93.2 milionë euro), Naomi ka bashkëpunuar më parë me marka luksoze si: Versace, Ralph Lauren, Yves Saint Laurent dhe Chanel. Thuhet se i frymëzuar dhe dizajnuar nga supermodelja, mjeti ishte i veshur me flori të purpurt të cilat u tha  seishin “qepur me dorë”. “Faleminderit gjithë ekipit në BMW për realizimin e kësaj mrekullie të teknologjisë moderne. Kana është e gjitha për modën, glamurin. Por sigurisht që gjithçka qëndron në artin e kinemasë dhe platformës që u jep krijuesve hapësirë për të treguar pasionin, ëndrrat e tyre dhe na bëjnë të ëndërrojmë dhe fantazojmë ndërsa vazhdojmë të jetojmë ”, ishte shprehur ndër të tjera pantera e zezë. Duke folur për makinën e re, Naomi citoi: “Është  në modë, inovative dhe është i përket një teknologjie të avancuar gjithashtu ka ngjyrën time të preferuar”.

Të pranishëmaty ishin gjithashtu kompozitori me famë botërore Hans Zimmer, 66 vjeç, i cili ndihmoi në dizenjimin e tingullit të makinës. Duke qëndruar afër Naomit shfaqej edhe stilisti i saj Law Roach, i cili së fundmi stiloi veshjet e Zendayas për turneun e saj të premierës së “Challengers”.