Era Istrefi festoi dje 24-vjetorin e lindjes. Edhe pse ditëlindja e gjeti në studio, duke punuar për produksionin më të ri muzikor, Era Istrefi nuk la pa përkëdhelur veten me dhurata të shtrenjta. Nga Berlini ku ndodhet momentalisht, këngëtarja e hitit “Bon Bon” ndau me fansat në profilin e saj një foto ku pozonte krah fotos së reperit “Tupac”.
Mirëpo ajo çfarë na habiti, ishte deklarata e hapur e dashurisë së DJ me famë ndërkombëtare Diplo ndaj këngëtares shqiptare. “Të dua” – i shkruan Diplo Erës, e cila nuk nguron t’i përgjigjet se edhe ajo e do dhe i dërgon një puthje. Pra, kjo konfirmon lidhjen apo jo?