Selena Gomez është gati të rrëfej historinë e jetës së saj për fansat, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë përkrahur që nga fillimet e karrierës së saj. Këngëtarja dhe aktorja ka preferuar ta mbajë dsa më private jetën personale, por dokumentari i saj i ri, “Selena Gomez: My Mind and Me” do të hedh dritë mbi një pjesë të poanjohur të së shkuarës së saj. Një vështrim nga prapaskenat e fëmijërisë së saj të trazuar. Sipas përmbledhjes, dokumentari gjurmon Gomez e cila pas vitesh në qendër të vëmendjes, arrin të bëhet një yll i paimagjinueshëm në botën e muzikës.
