Të dy janë aktorë shumë të njohur si për publikun turk, ashtu edhe për atë shqiptar. Ozge Gurel u bë e njohur me anë të serialit “Stina e qershive” tek interpretonte në krah të Serkan Cayoglu, aktualisht edhe partneri i saj në jetën reale. Ndërsa Murat Yldirim u bë i njohur në vendin tonë për shkak të rolit të tij si Kartal nga “Mbretëresha e natës”.
Të dy aktorët po përgatiten për produksionin e rradhës. “50 puthjet e para” quhet seriali ku Murat do të interpretojë në krah të aktores së talentuar Ozge Gurel.