Murat Yıldırım, ylli i serialit të paharrueshëm ‘Ramo’, duket se po jeton një periudhë të artë në karrierën e tij . Pas suksesit vitin e kaluar, me rolin kryesor në projektin kundau sheshxhirimin me bashkëshorten Iman Elbani dhe pas lumturisë që i fali ardhja në jetë e vogëlushes Miray, që e bëri baba për herë të parë, gjithë fokusi i tij është vendodur te projekt të ri, në të cilin aktorit i është besuar sërish roli i protagonistit.
Në daljen e fundit publike, Yildirim ka folur për këtë projekt dhe ka zbuluar se bëhet fjalë për një film të zhanrit dramë-aksion. Ai shpjegoi se bëhet fjalë për një histori prekëse. I bindur se projekti i radhës do të renditej krahas realizimeve më të pëlqyera të sezonit, ai u pyet për arsyen që e bënte të fliste me bindje për suksesin e tij.
Aktori u shpreh se më shumë se sa vetbesimi, ishin në fakt elementet si gjetja e subjektit, puna e ekipit dhe realizimi i skenave nën kujdesin e teknlogjisë së duhur, që e bënte të besonte në diçka të tillë. “Fal këtyre komponentëve, ky projekt mbrrin tek teleshikuesi i paraqitur me shumë vërtetësi dhe bën që publiku ta përjetoj me emocion atë. Kemi punuar pa pushim dhe nuk e kemi ndërprerë ritmin për asnjë moment. Tani ndodhemi para faktit se puna jonë është realizuar pa mangësi dhe për ta veshur me suksesin e parashikuar, nevojitet vetëm pëlqimi i publikut, nga i cili na ndajnë vetëm pak ditë. Ky projekt do të sjellë në ekranin e kinemasë prodhimin vendas më të veçantë të sezonit”, ka përfunduar aktori i famshëm fjalën e tij duke folur plot entuziazëm për projektin e ri.