Murat Yildirim ka një ftesë për të gjithë shqiptarët…

Showbiz

Një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi, Murat Yildirim, e ndiqni tashmë çdo të premte në Jolly HD.

Duket se aktori ka fituar zemrën e publikut shqiptar shumë shpejt me këtë rol ndaj ka vendosur ti ftojë të gjithë ndjekësit e tij të shohin “RAMO” në Tring. Bashkëngjitur promos së Jolly HD, aktori ka vendosur edhe flamurin kuq e zi për të lënë të kuptohet falenderimi  kundrejt ndjekësve dhe fansave shqiptar që kanë mbështetur projektin e tij të ri kinematografik.

Në këtë serial, Murat “vishet nën rolin e  Ramos, më popullori i i bandës se Pompistëve; inteligjent dhe me metoda unike për të arritur çka do. Edhe pse ne dukje i pamëshirshëm për armiqtë e tij, është gjithnjë i drejtë dhe bujar me të gjithë ata që do.

Ai nuk ka frikë t’i ndyjë duart me gjak për të mbrojtur parimet dhe vlerat që ka. Për të familja ka pushtetin të kapërcejë gjithçka nëse qëndron e bashkuar. Por, vendimet që ai merr për të mbrojtur njerëzit që do të shkaktojnë një luftë të pambarimtë që do të lëndojë jo pak njerëz…

Një serial që po thyen rekorde shikueshmërie, sikurse të gjithë serialet që Tring transmeton. Kjo sepse për sa i përket serialeve turke e kemi kuptuar tashmë që Tring vështirë se njeh konkurencë!