Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij Imane Elbani, janë përfolur se do të bëhen prindër së shpejti. Lajmet kanë qarkulluar me shpejtësi në çdo media turke dhe të gjithë fansat ishin të bindur për këtë gjë. Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, ka qenë vetë Murat ai i cili ka zbuluar të vërtetën lidhur me këto aludime.
“Për fat të keq këto lajme nuk janë të vërteta. Ne duam shumë që të kemi një fëmijë dhe mezi presim të na jepet kjo mundësi. Kështu që do dëshironim shumë të ishin të vërteta lajmet e fundit, por jo. Do të ishte një lajm shumë i bukur edhe për ne, nëse do të ishte real,” ka thënë ai.